Në pritje të Davosit, diplomatët “përveshin mëngët”

17/01/2018 10:41

Presidenti amerikan Donald Trump do të tërheqë të gjithë prozhektorët në forumin ekonomik botëror të Davosit, javën e ardhshme, por në prapaskena disa prej diplomatëve kryesorë botërorë do të punojnë për zgjidhjen e konflikteve më të nxehta.

“Gjurmët e SHBA-së këtë vit do të jenë të konsiderueshme”, thotë Presidenti i Forumit, Borge Brende. “Ajo që kemi dëgjuar deri më tani është se ai dëshiron të takohet me biznesmenë nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës dhe do të ndajë me pjesëmarrësit këndvështrimin e tij për vitin 2018”, shtoi Brende.

Vizita e Trump ka ngjallur interes shtesë për shkak se Davosi është emblema e globalizmit që ai e ka kritikuar ashpër gjatë fushatës zgjedhore dhe platforma e tij bie ndesh me atë të Trump, “Amerika e para”. Trump do të jetë në këtë forum vetëm një nga liderët politikë të botës që variojnë që nga Presidenti i Angolës e deri tek ai i Zimbabvesë.

Një e ftuar që ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen është kancelarja gjermane Angela Merkel. Sidoqoftë, mes qindra takimeve do të ketë edhe sesione diplomatike të posaçme me dyer të mbyllura që do t’i dedikohen konflikteve dhe ripajtimeve, përfshirë Sirinë, Somalinë, Venezuelën, Izraelin e Palestinën, Gadishullin Korean dhe Ballkanin Perëndimor. E një mbledhje e kaq shumë liderëve në një vend është okazioni më i mirë për ta bërë këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA