Dy gjermanë bëjnë “shaka” në Luvër, ngjisin dy piktura me shirit pranë Mona Lizës, por… përfundojnë në komisariat Aksidentet në rrugë janë të shumtë, por duken si të pakuptimtë kur burim për shkaktimin e tyre janë mjetet e policisë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Champoton të Meksikës.
Në pamje dallohet një automjet që ka ndaluar në kryqëzim, e në pritje të dritës jeshile për të vijuar rrugën, kur në këtë moment pas saj vjen me shpejtësi një makinë e policisë që e shton të kalojë kryqëzimin.
Por në krahun tjetër, duke pasur të drejtën e lëvizjes, po vinte me shpejtësi një autobot i mbushur me naftë, i cili thuajse shkatërroi mjetin që kishte ndaluar.
Fatmirësisht gjithçka u mbyll vetëm me disa lëndime, jo serioze për jetën, të shoferit të automjetit të ndaluar. Por kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja edhe me të rënda, pasi një manovër e gabuar e drejtuesit të autobotit mund të shkaktonte çarja te depozitës e për rrjedhojë mund të provokohej edhe shpërthim i lëndës djegëse.
Top Channel