Lakuriqët e natës pushtojnë supermarketin! – VIDEO

12/01/2018 10:47

Blerësit në një supermarket në Teksas kanë mbetur të befasuar ndërsa janë përballur me një numër të madh lakuriqësh nate brenda ndërtesës.

Një prej blerësve ka realizuar edhe një video të cilën e ka shpërndarë në “Facebook”. “Kjo është çmendur”, dëgjohet të thërrasë një grua.

Drejtues të supermarketin u shprehën më pas, se dyshojnë se lakuriqët e natës janë futur nga një dere, e cila kishte dalje në një lëndinë aty pranë.

Top Channel