Nuk gjen tabletin, dhunon vajzën (Pamje të rënda)

09/01/2018 12:24

Tre fëmijë të mitur janë marrë nën mbrojtjen e shërbimit social në Argjentinë, pasi pamje të rënda janë publikuar teksa mamaja e tyre i dhunon në shtëpi.

Në video dallohet fëmija më i madh, një vajzë 3 vjeçe, të cilën ajo e ngre në ajër duke e kapur për flokësh, e duke goditur në kurriz, pasi nuk gjente tabletën e saj dhe dyshonte se ia kishte humbur vajza e saj.

Pas publikimit të pamjeve nga një dëshmitar i panjohur në shtëpinë e tyre në Bahia Blanca, autoritetet i janë vënë punës për të identifikuar nënën dhunuese, e pasi e kanë gjetur i kanë hequr të drejtën e prindërimit duke i marrë fëmijët.

Top Channel