“Game of Thrones” drejt fundit, sezoni final transmetohet më 2019

05/01/2018 16:20

6 episodet finale të “Game of Thrones” do të transmetohen në 2019-tën: Produksioni i sezonit të tetë nisi në muajin tetor e do të zgjasë deri nga mesi i këtij viti përpara se HBO-ja te jete gati ta transmetoje vitin qe vjen. adhuruesve te serialit tejet popullor do t’ju duhet të presin edhe ca për finalen e tij te madhe.

“Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit.

Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumëbrezëshe për kontrollin e fronit të hekurt.

Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serialit me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës.

Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e show-t, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për “Entertainment Weekly” se duan që “Game of Thrones” të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.

Hendeku i thellë kohor mes sezoni shtate dhe tete do t`i japë autorit George RR Martin mundësinë që të përfundojë një apo dy librat e rinj mbi të cilët njoftoi në muajin korrik se po punonte. Seritë televizive kane avancuar tashmë ndjeshëm përtej romaneve të tij të botuara të “Akullit dhe Zjarrit”.

Top Channel