Edhe nëse Icardi harron të shënojë, ai mbetet në qendër të vëmendjes së medias, pasi jo në pak raste mendon bashkëshortja dhe njëkohësisht manaxherja e tij Wanda Nara ta ketë në kuadër.

Në fakt çifti nuk mund t’i shpëtojë syrit të ndjekësve. Në ditët e festive Mauro dhe Wanda janë parë në një pikë karburanti, teksa furnizonin makinën e tyre Hammer, e gjitha në ngjyrë ari. Dhe padyshim që vëmendja ka shkuar te veshja shumë ekstravagante e bjondes, që nga kostumi e deri te këpucët.

Dhe në harkun e pak minutave fotot e një prej çifteve më të famshme të Milanos kanë përfunduar në rrjetet sociale, ku nuk kanë mungur edhe komentet pikante nga ndjekësit.

Top Channel