Elle Macpherson 53 vjeç, trupi i saj jo (Foto)

03/01/2018 13:28

Jo më kot në fundin e viteve ’80 asaj i ngjitën pseudonimin “The Body”, pasi trupi i saj pothuaj nuk ka ndryshuar fare, edhe pse mosha ka nxituar të kalojë 53 vitet.

Është modelja e famshme në të gjithë botën Elle Macpherson. Modelja australiane është shfaqur krejt natyrale, me një bikini të bardhë e lule të ndezura, në plazhin e Bahamasit, pikërisht në ditën e parë të vitit 2018.

53-vjeçarja ka shëtitur lirshëm në vijën bregdetare tropikale, me linjat perfekte të trupit të saj ngjyrë të artë dhe fytyrën e mbuluar me një kapele kashte, për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit.

Shfaqja e Elle Macpherson vjen pas konfuzionit që ajo krijoi, teksa fishiu nga instagrami foton e ish-partnerit dhe mikut të saj të vjetër Arpad Busson, pikërisht për Krishtlindje, për të postuar foton me financierin francez që është edhe babai i dy djemve të saj, Flynn 19 vjeç dhe Aureliua 14 vjeç.

FOTO GALERI
11/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA