Foto ilustruese

Ndoc Marku prej 20 vitesh vuan dënimin për vrasje. Por tani po lufton vetë për jetën, pasi ndodhet në fazë terminale të sëmundjes.

Për etikë, ne zgjedhim mos t’ju tregojmë pamjet. Ndoci i dha amanetin e fundit Aleksit, të birit, i rrethuar nga gardianët e burgut dhe mjekët. Megjithëse në këtë gjendje të rëndë shëndetësore, i ati i Aleksit nuk mund të lirohet.

Shfuqizimi i nenit 478 të kodit të procedurës penale ia ka hequr mundësinë atij dhe çdo të dënuari për t’iu drejtuar gjykatës që çastet e fundit të jetës t’i kalojnë me familjen.

I biri është njoftuar nga autoritetet për të pritur fundin.

“Më dha Aleks bëhu i fortë …. deri dje që kaloi në gjendje të rëndë nuk më lejuan ta shikoja se kështu është ligji shteti është i burgosur.. çfarë kërkon shteti më shumë… 20 vjet burg .. dua veç të vdesë tek shtëpia”, thotë Aleksi.

Si Ndoc Marku janë në gjendje të rëndë edhe shtatë të dënuar të tjerë. Por ndryshimet ligjore nuk i japin shpresë asnjërit prej tyre që të lënë burgun të gjallë.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e konsideron shfuqizimin e ketij neni si aspak human, aq më tepër kur në gjykatën e Strasburgut, Shqipëria ka humbur përballë të dënuarit Fotaq Zaharia, që vuan nga një sëmundje e rrallë. Për të i kërkohet autoriteteve që t’i garantojë të drejtën e kurimit.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe kreu i shoqatës së Avokateve Penalistë Saimir Vishaj i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA