Lajmet më të klikuara online në Pop News për 2017

31/12/2017 17:08

Cristiano Ronaldo ka përbërë shpesh lajm në mediat rozë, dhe duket se nuk i ka shpëtuar as lajmeve më të lexuara të popnews dhe në faqen zyrtare të Top Channel.

Policia që zbarkon në jahtin e tij në Ibiza ka qënë ai që ka marë më shumë klikime në kategorinë Pop news. Duket se interesi për asin e futbollit është mjaft i madh dhe kjo jo vetëm për karrierën e tij sportive, por dhe për jetën private.

Pas tij renditet Rihanna, me lajmin për “kapjen mat” me miliarderin saudit, në qershor të këtij viti. Që prej ndarjes nga Chris Brown, Rihanna nuk ishte fotografuar në krahët e një mashkulli tjetër…deri atëherë. Por pas nuk ngelen as dasma e Leo Mesit apo pamjet pas shpërthimit në koncertin e Ariana Grandes.

Lista e lajmeve më të klikuara të Pop news:

Policia zbarkon në superjahtin e Ronaldos në Ibiza!
Rihanna kapet “mat” me miliarderin saudit
Fotot e para të Ariana Grande, pas shpërthimit
Në avion ndodh gjithçka
“Dasma e shekullit” në Argjentinë
Çmenduria e të rinjve në Majemi, alkool, hashash
Të shkrepura në kohën e duhur
Demi Rose nuk di të ndalet, nudo në Greqi
Kim, më në formë se kurrë!
23 shtetet më të fuqishëm në botë

Top Channel