Në Dubai mbretëron Real Madrid, ekipi më i mirë i 2017-ës

29/12/2017 13:42

Reali Madridit mbretëroi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globe Soccer Awards” të zhvilluar në Dubai. Skuadra spanjolle, fituese e Ligës së Kampioneve, La Ligës, Superkupës së Europës dhe Spanjës e Botërorit të Klubeve, u shpall ekipi më i mirë për vitin 2017.

Për më tepër, nga reali i Madridit dolën edhe fituesit e çmimit lojtari më i mirë dhe trajneri më i mirë i vitit që nuk ishin askush tjetër përveçse Cristiano Ronaldos dhe Zinedine Zidane. Për Ronaldon ai i marrë në “Globe Soccer Award” ishte trofeu i tretë individual i fituar prej tij për këtë vit pas “The Best” të FIFA dhe “Topit të Artë” të “France Football”. Ronaldo mundi në garën për këtë trofe, Lionel Messin, Neymar, Mbappe, Dybala, Buffon dhe Sergio Ramos.

Fituesit e trofeve në globe “Soccer Awards” nuk u përcaktuan nga një votim popullor, por nga një juri e përbërë nga specialistë mes të cilëve figurojnë emrat e Capello, Conte, Lipit apo Luis Figo. Ceremonia u prenzatua nga Natali Mamo dhe Alessandro Katelan, ndërkohë që interpretoi edhe këngëtarja libaneze Miran Fares.

Në ceremoninë e “Globe Soccer Awards” u dhanë edhe çmime të tjera si ajo për kampionatin më të mirë që i shkoi Ligës Spanjolle, apo ato të karrierës për Francesko Totin dhe Pujol. Feliks Bryh që gjykoi finalen e Ligës së Kampioneve u shpall arbitri më i mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA