Hyjnë në fuqi rregullat e reja të shërbimit ushtarak në Greqi, Trajnim modern dhe kushte të përmirësuara
Nuk ka qetësi për Afganistanin. Dhjetëra vetë humbën jetën nga një sulm vetëvrasës në perëndim të kryeqytetit Kabul.
Shënjestra e kamikazit ishte qendra shiite Tabayan, e cila strehon organizata kulturore e fetare. 40 të vdekur e 30 të plagosur është bilanci i viktimave të shpërthimit, i pari i tre të tillëve në zonë. Askush nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë e ngjarjes, por këto muajt e fundit, militantët e Shtetit Islamik kanë qenë mjaft aktivë duke shënjestruar shiitët në mbarë vendin.
Talebanët nxituan të nxirrnin një deklaratë ku mohonin përfshirjen në këtë ngjarje. Vetëm 3 ditë më parë, një tjetër sulm kamikaz la të paktën 10 të vdekur në Kabul dhe në muajin tetor 39 vetë gjetën vdekjen nga goditja e një xhamie të minoritetit shiit.
Myslimanët shiitë, të konsideruar nga Shteti Islamik si politeistë dhe heretikë, kanë qenë dhe mbeten grupi më i shënjestruar prej ekstremistëve të dhunshëm që u përfshinë në një fushatë të mirëfilltë shkatërrimi të faltoreve, xhamive dhe vendeve të tyre të adhurimit.
Top Channel