Kërcimi i dragoit, në Kinë festohet solstici dimëror

25/12/2017 23:00

Një vallëzim mahnitës dragoi të zjarrtë u ekzekutua nga grupi etnik ‘Tujia’ në provincën Hunan të Kinës, për të festuar solsticin dimëror, një festival tradicional kinez.

Për të mirëpritur ditën më të shkurtër të vitit, banorët lokalë krijojnë një varg 48-metërsh zjarri, më i gjati në botë dhe performojnë një vallëzim dragoi me një dragua zjarri të gjatë 128 metra, po ashtu më i gjati në botë.

Dragoi i zjarrit, i ndërtuar me një strukturë bambuje, me shkopinj në flakë, krijon dy rrathë të plotë ndërsa kërcimtarët enden përreth. Mbi 100 banorë lokalë morën pjesë në aktivitete të ndryshme si vallëzimi i dragoit të zjarrit, deti i zjarrit apo aftësitë e zjarrit.

Aktiviteti folklorik zgjat në fakt për 66 ditë, deri më 25 shkurt të vitit të ardhshëm, duke përfshirë vallëzimin e dragoit të zjarrit, drama lokale dhe panaire festive.

Aktiviteti synon po ashtu edhe të promovojë kulturën e turizmit dhe të zhvillojë turizmin dimëror në qytet.

Top Channel