Këtë mëngjes Fortlumturia e tij Anastasi udhëhoqi qindra besimtarë ortodoksë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Kjo ishte Mesha e parë e Krishtlindjes që ai kremton si shtetas shqiptar.
Gjatë meshës së Krishtlindjeve, në fjalën e tij falenderues ndaj Presidentit Meta Kryepeshkopi Anastas e krahasoi vendimin e Presidentit për dhënien e shtetësisë shqiptare me “Verën, e cila sa më shumë vjetërohet aq më shumë vlera merr”.
Ndërsa besimtarët katolikë në katedralen e Shën Palit në Tiranë u lutën për më shumë paqe e mirësi në meshën tradicionale të Krishtlindjes, që u kremtua nga Arqipeshkvi i Arkidioqezes Tiranë-Durrësit, Imzot Xhorxh Frendo.
Duke folur para besimtareve ai tha se është një festë e madhe, e familjes dhe dashurisë.“Le të përkujdesemi që në këto ditë festive, të përjetojmë më thellë shenjtërinë dhe madhështinë e dhuratës së jetës që na e ka dhuruar Perëndia.
Dhe për më tepër të shprehim mirënjohjen tonë me përpjekje të pandërprerë për zhvillimin e jetës shpirtërore”, tha Imzot Xhorxh Frendo. Jezusi tha ai u kujdes për njerëzit e sëmurët, çdo njeri që kishte nevojë dhe ai kërkon nga ne të imitojmë shembullin e tij.
Top Channel