“Të anulohen zgjedhjet e ardhshme”/ Letra drejtuar ambasadorëve të Perëndimit zbulon emrat, ja kush janë 13 organizatorët e protestës në Tiranë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në zonën e Kamzës.
Gazetarja e Top News Kleida Muka bën me dije se një person ka qëlluar në drejtim të një godine. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka vënë në pranga autorin.
Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pritet që policia të sqarojë shkaqet e ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Rreth orës 20:25, në Babrru, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një subjekti të mbyllur (servis celularësh), dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, i janë vënë në ndjekje autorit të dyshuar dhe, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, për veprime të mëtejshme procedurale.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për persona të dëmtuar/lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tij.
Në përfundim të hetimeve do të jepet një njoftim më i plotë për rastin.
Top Channel