San Antonio mori një fitore të lehtë në ndeshjen e radhës në NBA. Sacramento Kings u bë viktima e skuadrës teksane, e cila e mbylli sfidën me rezultatin 108-99.
Për të gjetur basketbollistin më të mirë të ndeshjes në radhët e San Antonios bëhet shumë e vështirë, pasi të gjithë bënë një paraqitje shumë të mirë. Aldridge e mbylli sfidën me 29 pikë e 10 topa në tabelë, Pau Gasol pati një bilanc me 14 pikë, 11 topa në tabelë e 10 asiste. Mjaft mirë u shfaqën edhe Ginobili me 15 pikë dhe Murray me 13 pikë e 7 asiste.
Golden State e dorëzon shumë shpejt vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Skuadra kampione e NBA-së u mund në Colorado, me rezultatin 96-81 nga Denver Nuggets, në një ndeshje të karakterizuar nga ritme të ulëta.
Golden State edhe këtë radhë nuk e kishte në dispozicion Stephen Curry, kështu që sërish pesha e kësaj ndeshjeje ra mbi Kevin Durant, që në fund shënoi vetëm 18 pikë. Ndërsa për Denverin, më të mirët në parket ishin Harris, me 19 pikë, dhe Jokiç, me 18 pikë dhe 9 asiste.
Ndeshja mes Bostonit dhe Chicagos shkoi sipas parashikimit, me Celtics që fituan me rezultatin 117-92, duke përforcuar vendin e parë në klasifikimin e Konferencës së Perëndimit.
Kyrie Irving ishte në një formë të jashtëzakonshme edhe këtë radhë, teksa e mbylli sfidën me 25 pikë e 7 asiste. Zhvilluan një lojë shumë të mirë edhe Brown me 20 pikë e Tatum me 13. Për Chicagon spikati Portis, me 17 pikë e 8 topa në tabelë.
Top Channel