“Santa Clausi” guximtar, noton me peshkaqenët – VIDEO

23/12/2017 19:01

Santa Clausi e këmbeu sliten e tij me një maskë zhytje, për të notuar me peshkaqenët në akuariumin e Parisit.

Zhytësi notoi rreth akuariumit gjigant mes krijesave të shumëllojshme, ndër të cilat edhe peshkaqenë zebër, nën vështrimin kureshtar të spektatorëve që gjendeshin atje.

Siç bënë të ditur drejtuesit e akuariumit, nuk kishte rrezik për Santa Clausin e guximshëm, por fëmijëve që ndoqën spektaklin ju tha të mos bënin zhurmë e të mos shkrepnin foto me blic në mënyrë që të mos trembnin kafshët.

Në Paris, kjo është kthyer në një traditë Krishtlindjesh, pasi është hera e gjashtë që akuariumi organizon një aktivitet të tillë.

Top Channel