Logo “alla-Kamasutra” e Kampionatit Botëror të Shahut

20/12/2017 10:12

Logoja e Kampionatit Botëror të Shahut që do të zhvillohet në Londër është bërë objekt talljeje nga mjeshtrat e mëdhenj.

Dizajni i ri tregon dy trupa me katrorë bardhë e zi të bashkuar me njëri-tjetrin, me shahun mes tyre. Logoja është përshkruar nga organizatorët si “kontroverse dhe trendi, ashtu si vendi mikpritës”.

Por, mjeshtrit e mëdhenj e kanë kritikuar shumë këtë logo. Australiani David Smerdon shkruan: “Jo, kjo nuk është shaka. Një punë kishit për të bërë”.

Ndërsa britaniku Nigel Short tha se organizatorët “ndoshta kanë menduar që po ia bëjnë botës së shahut”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel