Ndihma për të përmbyturit. Nisma nga Fondacioni “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, Telekom, Balfin

11/12/2017 19:41

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura, Fondacioni “Dritan Hoxha”, Bashkia e Tiranës, Telekom Albania dhe Balfin Group ftojnë publikun në një fushatë mbledhje fondesh.

Krahas shumave që do të vihen në dispozicion nga partnerët, çdokush nga ju mund të japë kontributin e tij duke dërguar 1, apo më shumë mesazhe telefonikë në numrin 55099,, nga çdo operator celular në vend.

Kosto e një mesazhi është 100 lekë plus tarifën normale të operatorit tuaj. Të ardhurat e siguruara nga dërgimi i mesazheve do t’u shtohen fondeve të ofruara nga partneret, për t’iu shpërndarë më pas në formë ndihmash, direkt familjeve të prekura nga përmbytjet.

Kujtojme se gjatë përmbytjeve të fundit u dëmtuan mbi 4700 banesa, ose 7 herë më shumë se në 2015-ën, 40 biznese, 56 shkolla dhe 65 ura.

Në këtë prag festash të fundvitit, kur njerëzit tradicionalisht marrin dhe ofrojnë dhurata, le të jete dërgimi i mesazheve dhurata e çdokujt prej nesh për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.

Top Channel