“Invisible Box Challenge”, sfida e radhës që do t’i çmendi të gjithë? – Video

11/12/2017 16:03

E mbani mend “Ice Bucket Challenge”, sfidën që çmendi rrjetin? Bëhuni gati, sepse në rrjetet sociale ka mbërritur sfida e radhës.

Të paktën kështu njoftojnë mediat ndërkombëtare, që po shpërndajnë çdo ditë e më shumë video të kësaj sfide. Quhet “Invisible Box Challenge” dhe duket në pamje të parë e thjeshtë, por është më e vështirë se sa duket. Për të gjithë ata që tashmë janë në radio po jua shpjegojmë më shumë.

Thelbi i kësaj sfide është ky: duhet të ngresh njërën këmbë në ajër dhe ta fiksosh atë në një “kuti imagjinare” derisa të kërcesh me këmbën tjetër…

Videoja e parë që është gjetur online nga kjo e ashtuquajtur “sfidë” i takon një balerini nga Meksika, Marcos Grados, i cili e ka postuar atë në gusht të vitit 2014. Por së fundmi kanë nisur të shpërndahen në Youtube edhe shumë trailera që tregojnë se si mund t’i kërcesh këto “pengesa imagjinare”.

Top Channel