16 tonë mish në zgarë, parajsa e adhuruesve të mishit të pjekur

11/12/2017 17:26

Më shumë se 150 restorante dhe lokale zgarash në Uruguaji u bënë bashkë në përpjekje për të thyer një rekord të veçantë.

Bëhet fjalë për organizimin e barbekjusë më të madhe në botë, rekord që deri më tani mbahet nga provinca La Tampa në Argjentinë.

Janë më shumë se 16 tonë mish viçi e lope që do të gatuhen nga shefat e zgarës në Roda Park të Minas, Uruguaji.

Do të përdoren gjithashtu edhe 8 tonë salca, erëza dhe produkte të tjera aromatizuese për skuqjen e mishit.

“Parashikojmë të realizojmë nga 35 mijë deri në 38 mijë racione”, tha për El Pais, organizatori i barbekjusë gjigante, Victor Modina.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA