La bërxollë derri para xhamisë, 15 vite burg për një amerikan
08/12/2017 14:44
Një amerikan që hyri me forcë dhe dhunoi një xhami në Florida të Shteteve të Bashkuara, u gjet fajtor dhe dënua me 15 vite burg.
Michael Wolfe u shpall fajtor për një ngjarje të ndodhur në janar të 2016-s, kur kamerat e sigurisë e filmuan duke thyer xhamat dhe dritaret e xhamisë me një kamë në dorë.
Para se të largohej, Wolfe la në derën kryesore të xhamisë një bërxollë derri.
37-vjeçari u akuzua edhe për akuzën e tentativës së vrasjes, që u hodh poshtë nga gjykata, pasi në pamjet e kamerave të sigurisë ai shfaqej vetëm duke vandalizuar xhaminë dhe nuk sulmoi asnjë besimtar.
Top Channel