Dekani i ri Filologjikut, përplasje mes kandidatëve, akuza për manipulim

08/12/2017 19:38

Zgjedhjet për postin e dekanit në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë krijuan një situatë të rëndë tensioni, njësoj si me zgjedhjet e partive politike. Sabri Laçi, dekan i komanduar dhe kandidat në garën për dekan ia faturoi këtë konkurrentes së tij Ajula Jubani, zëvendës dekane në këtë fakultet, ndërprerjen e procesit zgjedhor për arsye të qëllimshme.

“Në mënyrë arbitrare pa u mbështetur në asnjë akt ligjor një votues i ligjshëm është lënë jashtë listave. Terror ndaj studentëve”, tha Sabri Laçi.

Zëvendësdekania Ajlula Jubani, fajësoi rivalin e saj në garë, dekanin e komanduar Sabri Laçi.

“Procesi zgjedhor ka nisur me vonesë sepse dekani i komanduar nuk ka firmosur listat zgjedhore me pretendime absurde për të përfshirë në lista njerëz të punësuar gjatë fushatës zgjedhore”, tha Ajlula Jubani.

Në kampe pro dhe kundër u ndanë edhe vetë pedagogët. Koordinatori i forumit për autonomi universitare tha se parregullsitë janë në favor të zonjës Jubani.

“Përbëjnë shkelje të rënda penale, do e çojmë në prokurori”, tha Mark Marku.

Kurse Lorenc Bejko argumentoi se shkeljet favorizuan Sabri Laçin.

“Vura re turma te veçanta të studentëve të departamentit të gjeografisë të organizuar me lista emërore në duar, të lumtur pasi dolën nga qendrat e votimit pasi kërkonin 1 apo 2 nota më shumë sipas premtimit që i është bërë nëse i jepnin votën”, thotë Bejko.

Më fund kutitë u hapën dhe pas numërimit, me një rezultat të ngushtë votash fitoi Sabri Laçi. Posti i dekanit të këtij fakulteti mbeti vakant pas zgjedhjes së Valentina Dukës deputete në zgjedhjet 25 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA