Mësonin fëmijët të vidhnin, arrestohen prindërit

04/12/2017 18:23

Prindërit e tre fëmijëve janë arrestuar nën akuzën e vjedhjes nga një argjendari të sendeve me vlerë 30 mijë dollarë.

Çifti u filmua nga kamerat e sigurisë, teksa instruktonit fëmijët e tyre që të vidhnin nga argjendari, kurse ata vetë bënin roje.

Ngjarja e cila ka ndodhur në Rogers Arkansas të SHBA, mund të sjellë jo vetëm dënimin e dy prindërve, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, por edhe heqjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Top Channel