Mercedes-AMG, projekti që do të vihet në jetë në vitin 2020, ishte një nga mjetet që tërhoqi më shumë publikun në panairin e automjeteve në Los Angeles.

Kjo makinë debutoi në ekspozitën e Frankfurtit, por interesi për ta parë nga afër ishte tepër i madh për publikun amerikan.
Me mbi 1000 kuaj fuqi dhe me një peshë të lehtë, Mercedes-AMG Project One do të ketë një performancë të njëjtë me atë të makinave të Formulës 1.

Kjo është e jashtëzakonshme duke qenë se bëhet fjalë për një makinë rruge dhe jo piste. Kjo do të thotë që çdokush mund ta blejë.

Sigurisht që bëhet fjalë për ata njerëz që janë shumë, shumë të pasur…

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA