E zë gjumi në timon përplaset me dy makina të tjera – VIDEO

03/12/2017 23:01

Shkaktari i këtij aksidenti u dënua me 16 muaj burg pas një aksidenti në autostradë pranë Birminghamit të Britanisë, pasi e kishte zënë gjumi.

Nga pamjet e filmuara nga kamera vendosur në kamion, e në një prej makinave të përfshira në aksident dallohet se drejtuesi i kamionit nuk ka bërë asnjë tentativë për të frenuar deri në momentin e përplasjes.

Mariusz Wlazlo, u dënua 16 muaj për pakujdesi në timon duke shkaktuar edhe aksident. Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati pasoja në jetë njerëzish.

Top Channel