‘Viking Row’ në pallatin mbretëror në Oslo, 90 mijë persona presin Haaland me shokë në kryeqytetin norvegjez(VIDEO)
Dhuna në futbollin argjentinas vijon të jetë në përmasa të frikshme, veçanërisht në dëm të arbitrave.
Më e fundit ka ndodhur në përballjen me Club Atletico Juventud me Independiente de Chivilcoy, e vlefshme për kategorinë C argjentinase. Në mnutën e fundit të ndeshjes, tifozët ultras të Juventud, skuadra e të cilëve rrezikon rënien një kategori më poshtë, kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar arbitrin Bruno Amiconi si edhe asitentët e tij, Marcelo Acosta dhe Mauricio Luna.
Vetëm me ndihmën e policisë treshja e arbitrave ka mundur të futet në dhomat e zhveshjes. Arbitri kryesor i takimit ka pësuar një të çarë të thellë në kokë dhe fotot që janë shpërndarë në rrjetet sociale tregojnë dhomën e mbushur me gjak.
Tani, skuadra që i përket qytetit Pergamino rrezikon përjashtimin nga të gjitha aktivitetet futbollistike në Argjentinë.
Top Channel