Macja e “habitur” që ka “pushtuar” internetin (Foto)

30/11/2017 19:04

Një mace e quajtur Zelda Kurioze ka “pushtuar” internetin me shprehinë e saj të përhershme të habitur.

Macja që jeton në Kent të Anglisë ka grumbulluar mijëra ndjekës në rrjetet sociale.

“Kur mora Zeldën në shtëpi, familja, miqtë dhe kolegët qeshën me lot duke i parë shprehinë që kishte. Sigurisht që është kurioze. Vërdalliset në shtëpi sikur çdo gjë të ishte e re për të dhe nuhat gjithçka që i del përpara”, tregon pronari i maces.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel