Alarm për Ferrarin? Vettel sugjeron hapin final

28/11/2017 13:18

Duket shumë paradoksale të pyesësh në përfundim të kampionatit se cila është vlera reale e Ferrarit: është makina emotive që fitoi “pole position” e pestë sezonal në Meksikë dhe një javë më pas të fitonte edhe Çmimin e Madh të Brazilit?

Apo garimi i vetmuar i parrezikshëm në Çmimin e Madh të Abu Dhabi? Si Vettel dhe Raikkonen janë justifikuar për ritmin e tyre të limituar për të kufizuar konsumin e karburantit, që duket se është një kambanë alarmi edhe për vitin 2018.

Nëse kjo e Abu Dhabi do të konsiderohet si një anomali(Abu Dhabi nuk është gjithësesi një pistë e besueshme)do të ishte një përzierje mes konsumit të vajit(i cili do të bjerë në vitin 2018 nga 0.9 në 0.6 për 100 km)dhe kilometrazhin, mund të jetë një problem i vërtetë për një kampionat me 21 gara dhe me vetëm 3 “powr unit” në dispozicion, pa marrë penalitet.

Parashikimet – “Por nëse Mercedes i vendos gjërat të gjitha vend…” është mendimi i shprehur nga Nico Rosberg, lë të kuptosh që Ferrari ka humbur një mundësi të artë këtë sezon, që nuk mund të përsëritet më deri në 2020, kur do të jenë në fuqi këto rregulla. “Por 2018 është larg – është gjykimi i Vetel – por mund të kemi edhe surprizën Red Bull që në këtë sezon ishte pothuaj shumë afër. Ose një shpërthim i papritur edhe nga McLaren. Por edhe për ne nuk ka kohë shumë kohë për të sulmuar, pasi nga ky moment deri në fund të vitit duhet të marrim vendime të rëndësishme, si edhe duhet të bëhen shumë teste me gomat reja(nisin këtë të martë në Abu Dhabi). E dimë mirë që duhet të bëjmë hapin e fundit, më të rëndësishmin dhe më të vështirin përpara”, deklaroi Vettel.

Bilanci – Por zhgënjimi për atë që mund të arrinte skuadra duket pak më i zbutur, kur mendon 5 fitoret, 20 podiume dhe më shumë se 500 pikë, një objektiv që nuk ishte arritur kurrë më parë, që prej 7 vjetësh kur hyri në fuqi ky sistem pikëzimi. “Nuk është turp të arrish i dyti në një sezon të tillë”, nënvijëzoi Vettel, që duket ë një sintoni të plotë edhe me drejtuesit e skuadrës, Sergio Marchione dhe Maurizio Arrivabene.

Objektivi – “Duhet të mësojmë të jemi më të shpejtë se Mercedes, sepse nuk ka receta speciale”, deklaroi Vette;, i cili në vitin 2018 pritet të ketë një duel të veçantë me Hamilton për titullin e 5 të kampionit të botës. “Unë dhe Prost ndihemi pak më ulët trajnimë, pasi duhet të ndajmë në tresh podiumin e 4 herë kampionit të botës – tha gjermani pas Çmimit të Madh të Abu Dhabi – Tani mendoj që ti lë vetëm të dy…”

Top Channel