Një komb “një qeveri”, mbledhja e përbashkët sot në Korçë

27/11/2017 16:01

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, e cila do të zhvillohet në qytetin e Korçës pasditen e sotme ka bërë që të merren masa të shumta sigurie ndërsa prej mëngjesit kanë nisur përgatitjet infrastrukturore për organizimin e saj.

Mbledhja është përcaktuar për t’u zhvilluar në shtëpinë e Flamurit, një prej ndërtesave simbol të qytetit të Korçës, me rëndësi të veçantë historike, e cila është rindërtuar vetëm pak muaj më parë.

Ministrat e dy qeverive sipas informacioneve gjatë takimit do të prezantojnë pikat kyçe të marrëveshjeve të cilat do të nënshkruhen mes kryeministrit Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.

Prej mëngjesit në “Shtëpinë e Flamurit” kanë nisur organizimi dhe përgatitja e ambientit ku do të zhvillohet takimi ndërkohë që në masa të rrepta sigurie është bllokuar njëri prej bulevardeve kryesorë të qytetit, Bulevardi Gjergj Kastrioti, i cili lidhet direkt me zonën këmbësore ku ndodhet “Shtëpia e Flamurit”.

Ende pa nisur takimi, kabineti kosovar po zhvillon vizita ne disa nga muzeumet e qytetit. Ndërkohë që sipas burimeve, ata janë akomoduar në një prej hoteleve ne Pazarin e Vjetër të Korçës, ndryshe nga qeveria shqiptare, e cila ndodhet në një nga hotelet përgjatë bulevard Republika.

Mbledhja do vijojë nesër në qytetin e Vlorës ku do mbahen edhe ceremonitë për 105 vjetorin e Pavarësisë.

Rrugës për në Korçë, një nga mjetet e eskortës se kryeministrit është aksidentuar dhe dy persona janë plagosur. Dy shoqëruesit po i nisin për në Turqi, pasi janë në gjendje të rëndë për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA