Imazhet mahnitëse që garuan në konkursin e fotografisë

26/11/2017 18:37

Nga majat e mjegullta në Kinë, te në një ylber mbi Arizona, ishin fotografitë mahnitëse që morën pjesë në konkursin e fotove panoramike “Epson International Pano”.

Në konkurs u ftuan të marrin pjesë fotografë profesionistë dhe amatorë, të cilët u përfaqësuan me fotografitë e tyre më të mira të peizazhit, për garën e vitit 2017.

Në konkurs morën pjesë më shumë se 1,300 fotografë nga 71 vende të botës dhe rreth 5000 fotografi të shkrepura prej tyre.

Fituesi i konkursit ishte fotografi spanjoll Jesus M Garcia, i cili impresionoi me fiksimin e rrezeve të diellit, mbi Damian Shanin, në Kinë.

Hidhini një sy imazheve më mahnitëse, që morën pjesë në këtë konkurs.

FOTO GALERI
1/23
Whuzi Hill - Kinë

Top Channel