Zjarri shkrumbon shtëpinë dykatëshe në Kukës

25/11/2017 14:32
Foto arkiv

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në Kalis të Kukësit në orët e mesditës së premte duke shkrumbuar tërësisht shtëpinë dy katëshe.

Fatmirësisht të gjithë pjesëtarët e familjes kanë shpëtuar pa pësuar dëme, ndërsa e gjithë baza materiale dhe pajisjet janë shkrumbuar.

Ngjarja ndodhi në lagjen Lite të Kalisit, një fshat rreth 60 km nga Kukësi. Zjarrfikëset nuk kanë mundur të hyjnë dot për shkak të infrastrukturës, ndërsa banorët e zonës megjithë përpjekjet e shumta nuk kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Familja e Skënder Litës me 12 anëtarë tashmë është në qiell të hapur, ndërsa njësia administrative dhe bashkia e Kukësit po vlerësojnë dëmet për të gjetur edhe mundësitë e ndihmës dhe strehimit. Ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA