Grabitje në derën e shtëpisë – VIDEO

24/11/2017 18:03

Pamjet e sigurisë në hyrjen e një apartamenti tregojnë momentin e një grabitje të një gruaje, e cila ndodhej para hyrjes së shtëpisë së saj në Killeen, Teksas të SHBA.

22-vjeçari Davieon Reed, sëbashku me 3 persona të tjerë, të identifikuar si Gjavion Smith-Williams, 17, Jamal Marbury, 18 dhe Daquan Lavant, u arrestuan si të dyshuar të grabitjes.

Reed ka trokitur në derën e saj duke u shtirur si një fqinj i shqetësuar, pasi asaj i ishte thyer një xham në dritare, e kur gruaja ka hapur derën, dy personat e tjerë të maskuar e të armatosur janë vërsulur drejt saj.

Top Channel