Los Angeles, “lumë” dritash trafiku në Ditën e Falenderimeve

23/11/2017 11:56

Përveç haresë, Dita e Falenderimeve sjell edhe shqetësim në Los Angeles. Gati 51 milionë amerikanë llogaritet të lëvizin në mbarë vendin me këtë rast, e qyteti i “engjëjve” përgatitet për trafikun më të vështirë të vitit.

Zyrtarët thonë se këtë herë, numri i banorëve që do të udhëtojnë për shkak të festës ka një rritje prej 3.3%, krahasuar me një vit më parë.

Autoritetet në Los Angeles i kanë paralajmëruar udhëtarët se, kulmin e tij trafiku do ta arrijë nga ora 12 deri në 14, kur rrugët pothuajse do të bllokohen krejtësisht.

“Mbërritja në destinacion, – ishte parashikimi i tyre pesimist, – do t’iu shkojë dy herë e gjysmë më gjatë”.

Kjo fundjavë e pushimeve në SHBA pritet të thyejë rekordin e udhëtimit në periudhë festash të vendosur në vitin 2005.

Dita e Falenderimeve, që kremtohet të enjten e katërt të nëntorit, është një nga festat me lëvizjen më të madhe të qytetarëve në Amerikë. Përveç darkës tradicionale me të afërmit e tyre, mjaft amerikanë preferojnë ta kalojnë këtë ditë duke ndjekur edhe aktivitete të ndryshme, siç është parada e “Thanksgiving” në Nju Jork.

Policia njujorkeze ka premtuar masa të larta sigurie në paradën e sivjetshme të “Macy’s”, pavarësisht faktit që nuk ka pasur ndonjë kërcënim terrorist konkret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA