 Seanca në GJK, Veliaj: Kryebashkiaku i Rrogozhinës u dënua me burg dhe vijoi detyrën, unë pa akuzë u shkarkova
																		
					
					
					
						Seanca në GJK, Veliaj: Kryebashkiaku i Rrogozhinës u dënua me burg dhe vijoi detyrën, unë pa akuzë u shkarkova						 
								
			Kryeministri Rama ka thërritur në një takim në Kryeministri deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve.
Në qendër të takimit që ka zgjatur rreth një orë është diskutuar për çështjen e mandatit të kryeprokurorit të ri, por edhe shkarkimi i kreut të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, për të cilën një javë më parë grupi i PS u shpreh se do të nisë të gjitha procedurat e nevojshme për ta larguar.
Mandati i Adriatik Llallës përfundon më 4 dhjetor, por procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri ende nuk kanë nisur.
Sipas reformës në drejtësi, të drejtën për hapjen e procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokurorë të Përgjitshëm e ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ende nuk është themeluar.
Top Channel