Bllokohet Kushtetuesja, nuk formohet trupi gjykues

21/11/2017 14:25

Gjykata Kushteteuse duket se është në pamundësi për të marrë vendime për shkak se nuk arrin kuorimin e anëtarëve të trupës gjykuese.

Këtë të martë, kjo gjykatë duhej të shprehej me vendim mbi kërkesën e Shoqatës së Prokurorëve ndaj ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, por për shkak të mosformimit të kuorumit, vendimi u shty për në datën 19 dhjetor.

Nga 9 anëtarë që ka trupa e Gjykatës Kushtetuese, 2 prej tyre u ka mbaruar afati, ndërsa një tjetër gjyqtar për arsye shëndetësore nuk u paraqit në detyrë.

Shoqata e Prokurorëve kundërshton dhënien e disa kompetencave gjyqtarit paraprak, në një kohë që Kushtetuta ja atribuon Prokurorisë, siç janë vendimet e pushimit, apo dërgimit të dosjes në gjyq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA