Një Lamborghini i personalizuar, dhuratë për Papën

16/11/2017 00:51

Është pa diskutim shumë më lart, krahasuar me të famshmin Pope-mobile, por Ati i shenjtë nuk do ta përdorë Lamborghinin që iu dhurua nëpër rrugët e ngushta të kopshteve të Vatikanit.

Lamborghini Huracan, që iu dhurua Papës, i personalizuar, me ngjyrat e flamurit të Vatikanit, vjen me një çmim fillestar prej më shumë se 180 mijë eurosh.

Gjithsesi, Papa la autografin e tij mbi kofanon e mjetit, jashtë rezidencës së tij në Vatikan, e bekoi atë dhe më pas kërkoi që makina të shitej në ankand nga Sotheby, me fitimet që do të jepeshin prej tij për bamirësi.

Bekimi i Papës duhet të garantojë që makina e personalizuar të shitet për një shifër shumë më të madhe se vlera fillestare e saj. Kur Papës iu dhurua një motor Harley Davidson, në 2013-ën, ai u shit një vit më vonë në Paris, për 277 mijë euro, 10 herë më shumë se vlera fillestare e tij, ndërsa një xhaketë motori Harley Davidson, po ashtu me autografin e Papa Françeskut, u shit për më shumë se 65 mijë euro. Ndërsa një i Pad, që ka pasur dikur Papa, u shit për afro 30 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA