Sauna brenda një “veze të artë”, në Paris

15/11/2017 22:42

Një vezë e artë është vendosur në një kopsht në Parisin e ftohtë, por temperatura brenda saj është 65 gradë Celsius.

Sauna e vezës solare, e artistëve suedezë Mats Bigert dhe Lars Bergstrom, ishte instaluar fillimisht në Kiruna, në landin suedez, në kuadër të një projekti që i adresohej zhvendosjes së një komuniteti për shkak të gërmimeve për hekur.

Pranverën e shkuar, banorët e Kirunas mund ta përdornin saunën, një traditë suedeze, për t’u ngrohur në klimën arktike dhe mblidheshin atje për të debatuar mbi transformimin radikal të qytezës së tyre.

“Dukej absurde që këta njerëz të zhveshur hynin në vezë dhe mbylleshin brenda saj, ndërsa jashtë kishte dëborë. Këtu është ndryshe”, tha Mats Bigert, artist.

Me një mbulojë të ndërtuar nga panele diellore dhe pasqyra të veshura me titan, sauna mund të mbajë 8 persona dhe është shumë efikase. Forma e vezës, sipas artistëve simbolizon lindjen e ideve të reja, ndërsa pasqyrat e shumta reflektojnë panoramën përreth dhe çështje si ndryshimet klimatike apo zhvillimin e vazhdueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA