Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim dosjen mbi 7 anëtarët e grupit të gjobëvënësve në Shkodër, të cilët shantazhonin tregtarët për t’iu marrë para.

Për 2 persona të tjerë organi i akuzës ka vendosur pushimin e çështjes, ndërkohë që ka arritur të zbardhë të gjithë aktivitetin e gjobëvënieve.

Grupi vepronte në tregun e Zdrales dhe është mbajtur nën vëzhgim për të paktën 5 muaj, nga tetori 2016 deri në shkurt të 2017-s, ku gjatë hetimeve janë faktuar edhe pagesat mujore të tregtarëve që varionin nga 5 deri në 10 mijë lekë në muaj.

Prokuroria ka arritur të zbardhë edhe rolet e të pandehurve që akuzohen për “shtrëngim me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë” dhe “krijimit të grupit të strukturuar kriminal”.

Gjoba vendosej në formën e pagave mujore ndaj bizneseve, si një lloj garancie për të patur mbrojtje. Të gjitha pagesat, që dorëzoheshin në një lokal afër tregut, shënoheshin në një bllok.

Operacioni për goditjen e këtij grupi u realizua në mars të këtij viti, megjithëse disa nga tregtarët thanë se parata ua kanë dhënë me dëshirën e tyre për t’u ruajtur dyqanet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA