Grusht peshkaqenit, mjeku i shpëton sulmit vdekjeprurës

14/11/2017 12:26

Një mjek britanik i shpëtoi vdekjes nga nofullat e një peshkaqeni falë reagimit të tij të shpejtë që e shtyu ta godasë grabitqarin e frikshëm me grusht.

25-vjeçari Charlie Fry, ishte duke notuar në një plazh të Sidneit, kur peshkaqeni u hodh nga uji dhe e mbërtheu në shpatullën e djathtë. Gjëja e parë që me erdhi në mendje në ato momente, rrëfen i riu nga Mbretëria e Bashkuar, ishte sërfisti Mick Fanning, që grushtoi me sa fuqi kishte një peshkaqen gjatë një gare në 2015-ten.

I gjithë incidenti i asaj kohe u transmetua live dhe bëri bujë të madhe. “Kur e pashë të dilte nga uji, rrëfen mjeku duke iu referuar episodit që mund t’i kishte kushtuar jetën, nisa menjëherë t’i them vetes: gjuaji, gjuaji me grusht në hundë ashtu siç bëri Majku. Dhe e godita me dorën e majtë. Shenjat e dhëmbëve të peshkaqenit janë të dukshme në krahun e mjekut 25-vjeçar”.

Policia thotë se grabitqari ishte rreth 2 metra i gjatë. Plazhi Avoca beach ku ndodhi incidenti u mbyll përgjatë gjithë ditës dhe autoritetet po e mbajnë zonën në vëzhgim. Deri tani këtë vit në Australi janë regjistruar 18 sulme peshkaqenësh, njeri nga të cilët rezultoi fatal.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA