Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Mirin, kushëririn e gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit për marrjen e 300 mln lekëve të gjetura në shtëpinë e gjyqtarit.
Kujtim Miri është një nga personat e arrestuar dhe që pretendohet se ka marrë lekët e familjarëve të të dënuarit Gentian Doda, i akuzuar për dy vrasje dhe që u la i lirë nga gjykatësi i Apelit.
Një ditë më parë Krimet e rënda lanë në burg gjyqtarin Miri. Avokati i gjykatësit pretendoi se ky i fundit vuante nga një sëmundje e rëndë dhe paratë e gjetura në banesë ishin mbledhur për kurimin e tij jashtë vendit.
Top Channel