Rosa rrëzon qenin fitues – VIDEO

13/11/2017 12:41

Në Australi nuk janë janë të paktë personat që vendosin baste për kuajt apo qentë fitues, duke pasur edhe një audiencë jo të vogël.

Por diçka e çuditshme dhe tepër e rrallë ka ndodhur këtë të shtunë në pistën e Gawler në Adelaide.

Në video dallohet një prej qenve, i cili sipas “The Advertiser” kishte edhe pozicionin për të dalë fitues në këtë garë, kur një rosak është përplasur me të.

Nuk kanë qenë të paktë të zhgënjyerit nga ky incident, por ka pasur edhe nga ata që i janë gëzuar kësaj përplasje, pasi edhe pse më të paktë kishin vendosur bast për qenin që fitoi.

Top Channel