Video/ Qielli “vishet” me ngjyra në Indonezi, regjistrohet fenomeni i rrallë i reve
‘Liza në botën e çudirave’, merr një pamje krejtësisht të re me një kast modelesh me ngjyrë, për kalendarin e ri Pirelli.
Për edicionin e 45-të të kalendarit të famshëm, fotografi britanik Tim Walker bëri bashkë ikona të pasarelave dhe emra të rinj dhe i shndërroi ata në personazhe të përrallës së Luis Carroll.
Modelja Duckie Thot është në petkun e Lizës, ndërsa mbretëresha e zemrave vjen në jetë nga legjenda e botës së modës, Naomi Campbell.
Djimon Hounsou është mbreti. Për panterën e zezë të pasarelave, e cila është shfaqur në 4 prej kalendarëve të kompanisë italiane të gomave, përfshirja e një kasti me ngjyrë përcjell një mesazh të rëndësishëm.
“Mendoj se është më shumë se sa një mesazh social për diversitetin. Tregon se bota ka hyrë tashmë në një epokë të re”, tha Naomi Campbell.
Për kalendarin e ri të Pirellit pozojnë gjithashtu edhe aktoret Whoopi Goldberg, Lupita Nyong’o dhe rreperi Sean ‘Diddy’ Combs.
Kalendari ekskluziv nuk shitet asnjëherë, por i dhurohet personaliteteve të spektaklit, politikës dhe personazheve të tjerë të njohur.
Top Channel