European Music Awards, Rita Ora premton magji e surpriza

11/11/2017 22:14

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, mori pjesë në një event që i paraprin ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards, në Londër të shtunën.

Në eventin e titulluar “Velocity Showcase”, organizuar nga kompania nën patronazhin e të cilës është MTV, Viacom, Rita Ora u tregua e rezervuar dhe nuk zbuloi asnjë nga surprizat e natës së madhe, të cilën vetë ajo do ta drejtojë.

“Sapo më propozuan prezantimin e MTV European Music Awards, unë thashë po menjëherë…sepse ishte në Londër, në Uembli, është si në shtëpinë time..Kemi ditë që bëjmë prova dhe do të ketë shumë surpriza. Jam shumë e kënaqur…do të performoj edhe këngën time të re ‘anywhere’. Do të jetë një natë e magjishme”, u shpreh Rita Ora.

Ceremonia e European Music Awards po mbahet në Londër për të parën herë që nga 1996, me edicionin e vitit të shkuar që u mbajt në Roterdam.

Top Channel