Një aksident rrugor është verifikuar pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.
Në dalje të tunelit, 57-vjeçari me inicialet B.P, nisur nga Tirana është përplasur me një mjet tjetër, duke plagosur drejtuesin e tij dhe një pasagjer që ndodhej në bord.
Burime policore bëjnë të ditur se makinat e përfshira në aksident janë një “Volkswagen” me targë “TR 8025 R” dhe një “Ford” me targë “AA 863 IV”, ku po udhëtonin personat që kanë mbetur të lënduar.
Këta të fundit, të identifikuar me inicialet I.B dhe G.H, përkatësisht 57 dhe 33 vjeç, janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Edhe drejtuesi i mjetit “Ford” ka marrë disa lëndime në trup dhe i është nënshtruar kontrollit mjekësor, nga i cili nuk janë konstatuar lëndime.
Ndërkohë, shërbimet e policisë po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel