Në kërkim ndërkombëtar për dhunë në familje, arrestohet shqiptari në Greqi

10/11/2017 13:20

Një shetas shqiptar 27 vjeç është arrestuar nga policia greke në vendin e quajtur Gargalianes të Kallamatës, në Peloponez, pasi kërkohej nga “Interpol Tirana”. Sipas policisë, 27-vjeçari u arrestua pas një kontrolli rutinë nga policia lokale.

Pas verifikimit rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi kërkohej për veprën penale të dhunës në familje. Ngjarja ka ndodhur në Shqipëri në vitin 2015, kur i arrestuari goditi me sende të forta familjarët e tij.

Sipas akuzës, aktet e dhunës të regjistruara në ngarkim të tij u shënuan në periudhën shkurt-mars 2015. Gjykatat shqiptare e kanë shpallur atë fajtor dhe e kanë dënuar me heqje lirie.

I pyetur prej agjentëve, 27-vjeçari deklaroi se qëndronte në Greqi prej dy vitesh dhe gjatë kësaj periudhe kishte punuar në fermat e zonës së Kallamatës. Ai tha se ishte penduar për aktin e tij, por s’kishte mundësi ekonomike të apelonte vendimin e drejtësisë shqiptare, ndaj dhe preferoi të qëndronte i fshehur në vendin fqinj.

27-vjeçari do të dërgohet në Gjykatën e Kallamatës, e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në muajt në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA