Pensionet, fermerët nuk sigurohen. Ahmetaj premton ndryshimet rregulluese

08/11/2017 14:35

Maxhoranca pranoi për herë të parë se një nga reformat më të rëndësishme të saj në mandatin e parë, ajo e pensioneve, ka rezultuar problematike në fshat, pasi për shkak të rritjes së kontributeve fermerët nuk po sigurohen.

“Pjesa e reformës së pensioneve që i adresohet fshatit nuk po funksionon”, tha Erjon Brace, deputet i PS-së.

Kontributi për të përfituar pension në fshat është 62 mijë lekë në vit. Por vetë fermerët paguajnë nga 29 deri në 38 mijë lekë në vit, ndërsa gjysmën tjetër e subvencionon qeveria. Por edhe me këtë subvencion një pjesë e madhe e femerëve nuk po sigurohen.

“Për të qënë shumë transparent me komisionin unë kam nevojë për dy muaj kohë për të avancuar ndryshimet ligjore”, tha Ahmetaj.

Ministri i Financave tha se qeveria po diskuton dy variante. “Një nga mënyrat është që, pagën minimale e cila është baza e kontributit, përderisa në fshat nuk ka atë dëshirë për të paguar ta ulim, ta bëjmë pak më shumë se gjysma e pagës minimale në mënyrë që baza në fshat të jetë më e ulët që përdoret si referencë për kalkulimin e kontributeve”, vijon ministri.

Ky variant përbën një ndryshim madhor të skemës. Ulja e pagës minimale përgjysmon kontributin për fermerët dhe lehtëson buxhetin nga subvencioni. Por në të njëjtën koha ajo ul ndjeshëm përfitimin kur fermeri del në pension. Por qeveria do bëjë dhe një përpjekje të fundit ndërgjegjësimi.

“Unë besoj që lajmërimi i cdo pensionisti në fshat ku ti thuhet që po nuk pagove pensioni ynë kur të dalësh në pension do jetë jetë kaq”, thotë Ahmetaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA