“Sota”, Krimet e Rënda i kërkojnë dosjen Prokurorisë së Elbasanit

06/11/2017 21:26

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Prokurorisë së Elbasanit dorëzimin e dosjes në ngarkim të shtetasit Orest Sota, i kapur pak ditë më parë me 860 mijë euro para kesh dhe dy leje drejtimi të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Krimeve të Rënda, sipas të cilave në hetim është përfshirë edhe itinerari i kryer nga Sota, Tiranë-Rogozhinë-Elbasan.

Ndërkohë, nga verifikimet është konstatuar se shoferi i Sotës është gjetur në sediljet e mbrapme të makinës, ku ishin hedhur paratë.

Gjithashtu, një detaj tjetër i është bashkangjitur hetimit, adresa ku jeton Orest Sota, i cili një pronë e ka pranë Kodrës së Diellit në Tiranë. Sota është shfaqur disa herë në kronikat televizive me Saimir Tahirin, kur ky i fundit ishte ministër i Brendshëm.

Top Channel