Rusi, tigri sulmon punonjësen e kopshtit zoologjik (Foto)

06/11/2017 09:27

Ky është momenti i tmerrshëm kur një tigër siberian ka sulmuar një punonjëse të një kopshti zoologjik në Rusi, ndërsa vizitorët e panë skenën të shokuar.

Ngjarja ka ndodhur në Kaliningrad. Mësohet se rrethimi i tigrit ishte lënë hapur ganimisht, ndërsa punonjësja kishte hyrë për t’i sjellë ushqimin.

Fatmirësisht, vizitorët nisën të bërtisnin dhe të godisnin me gurë tigrin që kishte vënë poshtë vajzën, derisa kafsha u largua. Disa nga burrat ngritën dhe një tavolinë e hodhën karrige drejt tigrit.

Punonjësja ka marrë dëmtime të rënda, por mjekët thonë se do të mbijetojë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel