Procesi i regjistrimit të emigrantëve për tu dhënë atyre të drejtën e votës, parashikohet të përfundojë brenda 2018.

Së fundmi, Ministri për Diasporën Pandeli Majko i ka dorëzuar komisionit të reformës zgjedhore një dokument, që mund të shërbejë si manual për regjistrimin në zgjedhje të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut.

Ky dokument është i bazuar në dy shtylla kryesore: mënyrën se si do të regjistrohen dhe mënyrën se si do të votojnë emigrantët.

Regjistrimi i tyre sipas Pandeli Majkos do të mund të bëhet në tre mënyra. Dy prej tyre janë kërkesa me postë apo postë elektronike në një strukturë të posaçme që do të krijohet në KQZ.

Mënyra e tretë e regjistrimit do të jetë paraqitja e emigrantit në selitë diplomatike të Shqipërisë. Ndërkohë, për votimin e emigrantëve në këtë dokument janë parashikuar dy mënyra, votimi i drejt për drejtë dhe ai me postë.

Votim i drejt për drejtë do të bëhet në qendra të posaçme të ngritura jashtë Shqipërisë, ku procesi do të bëhet njësoj si brenda vendit.

Ndërsa votimi me postë, do të bëhet duke marrë fletën e votimit nga interneti apo me shërbim postar dhe procesi i dërgimit të votës për në Shqipëri do të bëhet me një shërbim special poste. Ky i fundit do të ketë edhe kosto, e cila sipas këtij dokumenti llogaritet të kushtojë deri në 25 dollarë.

Por ky manual për ngritjen e një sistemi të regjistrimit dhe votimit të emigrantëve duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore, i cili nuk ka zhvilluar ende mbledhjen e tij të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA