Vajza që frymëzoi Shpatin t’i dedikojë këngë

04/11/2017 11:28

Shpat Kasapi ishte i ftuar në emisionin ‘Top Shoë Magazine’, ku foli për klipin e tij më të ri ‘Aroma e Saj’.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia tregoi për herë të parë se kënga i dedikohet një vajze konkrete, me të cilën Shpati është aktualish i lidhur.

“Kësaj here kënga është dedikim për një vajzë, me të cilën unë jam tani. Ajo është shumë e mirë, e sinqertë dhe respekton nënën time. Titulli ‘Aroma e saj’ lidhet me një parfum që i kam blerë, që më pëlqen vërtetë shumë”, tha Shpat Kasapi.

Gjithsesi, këngëtari nuk preferoi të japë detaje të mëtejshme, që lidhen me identitetin e vajzës që e ka frymëzuar të bëjë këngën.

Shpat Kasapi, më në fund në një lidhje serioze? #TopShowMagazine #TopChannel

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Top Channel